75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 10 Mars 2025 / FR

Kriza në komunën e Gjilanit, flet Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.

Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike dhe që organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje.

“Siç është bërë tashmë e ditur, sot kam pranuar dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.

Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike. Meqenëse organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje, presim që e vërteta të përcaktohet përmes proceseve ligjore dhe vendimeve përkatëse”, ka thënë Hysëni.

Ndërsa ka shtuar se sepse beson te faktet dhe te e vërteta të cilën dhe që siguron qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm.

“Unë refuzoj që të komunikoj me gjuhën e njejtë, sepse besoj te faktet dhe te e vërteta të cilën e kanë parasysh të gjitha palët, pavarësisht se si e proklamojnë.

Si kryetar i komunës, siguroj qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm. Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme, e aq më pak ndonjë aktivist i Lëvizjes.

Përgjatë javëve të fundit, fokusi im kryesor ka qenë siguria e një menaxhimi të drejtë dhe të përgjegjshëm të buxhetit komunal, i cili tashmë është votuar dhe do të shërbejë për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë.

Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar tutje Hyseni./IndeksOnline/