75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 11 Mars 2025 / Z S

Sot takohen delegacioni amerikan dhe ai ukrainas në Arabinë Saudite

Sot gjatë ditës mbahet takimi ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij ukrainas në Jeddah të Arabisë Saudite. Udhëheqësi i delegacionit amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur dje në Jeddah, dhe ka takuar së pari princin saudit, Mohammad bin Salman. Në kuadër të takimit të delegacioneve pritet të diskutohet rreth përfundimit të luftës tre-vjeçare me Rusinë.

Me princin saudit në Jeddah, të hënën është takuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sidoqoftë, Zelensky ka njoftuar se nuk do të pjesë e delegacionit ukrainas. Atë e kryeson shefi i shtabit të presidentit, Andriy Yermak.  

Bisedimet në Arabinë Saudite kanë për qëllim relaksimin e raporteve në mes të SHBA-së dhe Ukrainës, pas takimit të tensionuar të datës 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë midis Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump./Indeksonline/