Shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si serbë, reagon Gani Dreshaj

Nga sot e tutje, shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Gani Dreshaj ka falënderuar dy kontribues në këtë drejtim.
“Një falënderim i përzemërt për Christoph de Vries dhe Muhamet Idizi për angazhimin e tyre! Sot nuk është më e nevojshme që kosovarët të regjistrohen si shtetas serbë. Faleminderit i dashur Christoph, faleminderit i dashur Muhamet – në emër të diasporës shqiptare në Gjermani. Vlerësoj shumë përkushtimin tuaj” shkruan Dreshaj në reagim.