75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 11 Mars 2025 / MSH

IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor në drejtorinë rajonale të Prishtinës, më saktë stacionit policor të veriut, me dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.