75 Mall Live Search
21:07 / E Martë, 11 Mars 2025 / mp

Bie numri i frekuentuesve të huaj në hotele

Më  pak vizitorë të huaj në Kosovë- frekuentues më pak në hotele.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e numrit të vizitorëve në hotele për muajin janar të këtij viti.

Sipas të dhënave ka rënie të numrit të vizitorëve në krahasim me periudhën e njëjt të vitit paraprak ka rënie për 10.4 %. Po ashtu ka edhe rënie të vizitorëve të huaj me 7.3 për qind.

“Në janar 2025, numri i vizitorëve (vendës dhe të huaj) në hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendës dhe 59.8%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.4%.”, thuhet në raport.

Ndërsa  numri i netqëndrimeve ishte 145 732  prej tyre 42.1%  nga vendësit dhe 57.5% nga të huajt.

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe netqëndrimet e tyre në hotele, sipas rajoneve.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 12 155 vizitorë dhe më 39 681 netqëndrimi.

Numri i vizitorëve te jashtëm  dhe netqëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve nga vijnë.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (janar 2024) ka ulje të vizitoreve për 7.3%.

 Në total 41 447 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.