Bayern Munich tregohet i “madh” para Bayer Leverkusenit të “vogël”

Bayer Munich ka kaluar në çerekfinale të Champions League.
Skuadra bavareze fitoi edhe ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, duke e mposhtur në udhëtim Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës, me rezultat 0-2, shkruan IndeksOnline.
Harry Kane shënoi golin e parë në minutën e 52-të. Alphonso Davies vulosi fitoren, me golin e shënuar në minutën e 71-të.
Bayern Munich kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-0./IndeksOnline/