Xabi Alonso e mbron Granit Xhakën: Për mua ai luajti mirë!

Skuadra e Bayer Leverkusenit mbrëmë u përshëndet nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht edhe në shtëpi kundër Bayern Munchen.
Trajneri spanjoll, Xabi Alonso i ka dal në mbrojtje lojtarëve të tij përkundër humbjes, në veçanti Granit Xhakës, shkruan Indeksonline
Xhaka u kritikua nga tifozët për paraqitje, por sipas Alonsos mesfushori shqiptar luajti mirë.
“Për mua, ai luajti shumë mirë sonte ndaj Bayernit. Ai kishte një lëndim të vogël në vikendin e kaluar në ndeshjen ndaj Bremenit, prandaj edhe ishte zëvendësuar. Por, për mua sonte luajti shumë mirë’, u shpreh Xabi Alonso.
Granit Xhaka mbrëmë u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur kështu ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në sezonin e ri 2025/26./Indeksonline/