75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / G T

Jasir Asani çfarë ishte kjo? Futbollisti shqiptar shënon eurogol në AFC Champions

Jasir Asani është i papërmbajtshëm në AFC Champions League. Shqiptari ka arritur të shënojë golin e dytë personal me Gwangju në sfidën ndaj Vissel Kobe.

Në minutën e 118-të të takimit, Asani gjeti rrugën e rrjetës, teksa çon rezultatin 3-0. Një gol që ka vlerë kualifikimi në fazën e 1/4-ave të këtij turne, pasi Gënagju do të kualifikohej me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Kujtojmë se golin e parë personal dhe të dytin për skuadrën koreane, Asani e shënoi në minutën e 85-të. Për lojtarin e Kombëtares ky është goli i 12-të në 11 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.