75 Mall Live Search
17:36 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / S Z

Shtyhet sërish seanca ndaj Erion Veliajt

Është shtyrë sërish seanca ndaj kryebashkiakut e Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi për masën e sigurisë, tani pritet që të merret të enjten në orën 10:00.

Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Ndërkaq, avokati i mbërritur nga SHBA-ja, Joshua Robert, nuk u lejua që të merrte pjesë në cilësinë e vëzhguesit në seancën e djeshme që zgjati disa orë./abcnews.al