Osmani takim me Këshillin e NATO-s, pjesëmarrëse Ukraina dhe Armenia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim të saj në rrjetin social X, ka bërë të ditur për takimin me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s. Në këtë takim marrin pjesë edhe Greqia, Ukraina dhe Armenia, shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar presidentja Osmani.
Me këtë postim, presidentja Osmani ka falënderuar vendet partnere të NATO-s: Ukrainën, Armeninë, Austrinë dhe Zvicrënpër praninë e tyre në takim, duke forcuar përkushtimin e përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
A timely and critical discussion yesterday with the North Atlantic Council (NAC) on Kosovo’s NATO membership aspirations as well as on the latest security developments in our region.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2025
Emphasizing KFOR’s indispensable role in maintaining peace, I also reaffirmed Kosovo’s… pic.twitter.com/CmgG3EiJ3o