75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / Gj. Sh

Dion Gallapeni: Është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time

Ylli i Prishtinës, Dion Gallapeni ka shuar spekulimet se për cilën kombëtare do të luajë.

Ai përmes një deklarate ka bërë të ditur se do të përfaqësojë Kosovën e jo Shqipërinë, shkruan IndeksOnline.

Ditët e fundit ka pasur raportime se Gallapeni do ta breaktisë Kosovën, për Shqipërinë, njësoj siç veproi futbollisti i Malishevës, Etnik Brruti.

”Për mua dhe familjen time është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet.
Historia do të më kujtojë një ditë dhe nuk do të shqetësohem se sa e vështirë do të jetë rruga drejt suksesit, dua ta përcaktoj veten, do të shkruaj historin e jetes sime dhe askush nuk dua të më thotë se sa është e vështirë, nuk më tremb kjo aspak, as se çfarë mund të jem dhe çfarë nuk mund të jem, sepse qëllimi im është caktuar dhe nuk do të shkoj kurrë në shtëpi, të paktën jo pa dhënë gjithçka çfarë kam për vendin tim.”, ka shkruar Gallapeni./IndeksOnline/