Sot përurohet sheshi “Erhard Busek”, ja iniciativë e kujt ishte

Sot do të bëhet përurimi i sheshit “Erhard Busek” në qendër të Prishtinës.
IndeksOnline raporton se vendimi për ndërtimin e këtij sheshi u mor pas propozimit të presidentit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci.
Vranovci propozoi të nderohej angazhimin e Erhard Busekut në përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri.
“Ky vendim u mor pas propozimit të z. Arsim Vranovci, President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, dhe ka për qëllim të nderojë angazhimin e palodhur të z. Busek për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri, si dhe punën e tij të shkëlqyer diplomatike dhe ndikimin e rëndësishëm në rajon. Ne shpresojmë të festojmë trashëgiminë e tij dhe lidhjet unike që ai ka krijuar mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ceremonia zyrtare do të mbahet sot, së pari në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Prishtinës në ora 10:00, sakaq inaugurimi do të bëhet një orë më vonë, në sheshin e Bibliotekës Kombëtare.
