75 Mall Live Search
22:08 / E Enjte, 13 Mars 2025 / H F

Xheneta hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Gjesti e quan “hije”: Nuk dua ta shoh me sy

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi.

Megjithatë, më e papritura ndodhi sot, teksa Xheneta Fetahu, ish-partnerja e Gjestit hyri në shtëpi. Banorët nuk duhet të reagonin, por Xheneta ndërkohë, nuk i ndali ngacmimet. Nga ana tjetër, edhe Gjesti nuk nguroi ta ironizonte.

Gjatë një bisede me Rozanën, banori e cilësoi Xhenetën si një “hije që nuk ekziston”, duek shtuar se nuk do ta shohë më.