75 Mall Live Search
08:08 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

Sot nis java e 25-të në Superligë, Ballkani e pret Ferizajn

Sot fillon java e 25-të në Superligën e Kosovës dhe në program do jetë një ndeshje tejet interesante.

Skuadra e Ballkanit e pret në shtëpi Ferizajn, që është në formë të mirë në dy ndeshjet e fundit në kampionat, shkruan Indeksonline

Ndeshja nis nga ora 14:00 dhe luhet në Suharekë.

Ballkani dëshiron të mbetet ende në garë për titull, pasi ka 40 pikë në pozitën e dytë, kurse Ferizaj po tenton t’i largohet zonës së barazhit, ku ka grumbulluar 32 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë./Indeksonline/