75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

Chelsea bën një super “goditje”, arrin marrëveshjen me talentin portugez që luan te Sportingu

Skuadra e Chelseat po punon shumë për të ardhmen dhe tashmë ka siguruar një lojtar të jashtëzakonshëm.

Bëhet fjalë për Geovany Quenda, i cili ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës dhe pritet t’i bashkohet atyre gjatë vitit 2026, shkruan Indeksonline

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Chelsea ka arritur akordin me Sportingun e Lisbonës për lojtarin 17-vjeçar që luan te ekipi i parë i klubit portugez.

17-vjeçari gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit portugez ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asiste.

Shifra e këtij transferimi nuk dihet, por lojtari në këtë moshë ka vlerën momentale deri në 30 milionë euro./Indeksonline/