Arrestohet një person për posedim të narkotikëve, dërgohet në vuajtje të dënimit
				Një operacion policor në rrugën “Enver Haradinaj” në Prizren ka çuar në arrestimin e një personi për posedim të substancave narkotike.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
- 70 qese me marihuanë (93.4 gram)
 - 2 qese me kokainë (5.62 gram)
 - Një peshore, një telefon dhe disa qese plastike për paketim
 - Dy pako me rizlla dhe një grinder
 
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit, pasi kishte një urdhër arresti aktiv për ekzekutimin e një dënimi të mëparshëm.
Policia po vazhdon hetimet për rastin./IndeksOnline/

