75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

Felipe Melo tallet me Fenerbahcen, bën gjeste pas eliminimit të skuadrës turke nga Europa League

Skuadra e Fenerbahces është eliminuar nga UEFA Europa League, pasi mbrëmë u mposht nga Rangersi gjatë penalltive.

Ish-lojtari i Galatasarayt, Felipe Melo i shikoi penalltitë dhe bëri një video duke u tallur me humbjen e klubit turk, shkruan Indeksonline

Pasi lojtari Yandas e humbi penalltinë, Melo iu gëzua shumë dhe videon e publikoi në rrjetet sociale.

Skuadra skoceze në raundin çerekfinal do të luaj ndaj Athletic Bilbaos./.Indeksonline/