Ateltiko Madridi i reagon UEFA-s për penalltinë e Julian Alvarezit

Penalltia e futbollistit të Atletiko Madridit, Julian Alvarez, e ekzekutuar në ndeshjen ndaj Real Madridit, është diskuatuar shumë në dy ditët e fundit.
Alvares shënoi gol, por gjyqtari e anuloi, sepse lojtari argjentinas kishte kontakt me topin me dy këmbët, shkruan IndeksOnline.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta, nëse goli duhej të pranohej apo jo.
Klubi i Atletiko Madridit sot ka bërë një deklaratë duke i reaguar edhe UEFA-s në lidhje me penalltin e Alvarezit.
“Ne e dimë që një gabim i VAR-it nuk do ta ndryshojë kurrë rezultatin përfundimtar. Pavarësisht se sa i qartë është gabimi, rezultati do të qëndrojë. Por pendohemi thellë për këtë ‘incident’ dhe ndikimin e tij te ne”.
Kjo ka shkatërruar shpresat e miliona tifozëve dhe ka minuar përpjekjen e jashtëzakonshme të skuadrës sonë.
Pavarësisht sqarimit të UEFA-s, Atlético mbetet i frustruar, duke argumentuar se:
– Topi nuk lëvizi qartë para goditjes në asnjë nga këndet në dispozicion.
– VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm për gabime të qarta dhe të dukshme dhe ky vendim është marrë për vetëm 45 sekonda, sipas stafit të klubit.
Nuk është në ADN-në e Atléticos për të bërë justifikime ose për të zhvendosur fokusin diku tjetër. Tashmë jemi duke parë përpara sfidën tonë të radhës—ndeshjen e së dielës kundër Barcelonës”, thuhet në reagimin e Atletiko Madridit./IndeksOnline/