75 Mall Live Search
09:36 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / L A

Flet De Jong: Ndihem në formë të shkëlqyer

Frenkie De Jong padyshim është një nga yjet e Barcelonës.

Ndonëse nuk aktivizohej në gjysmën e parë të sezonit nga Flick, ai ka bërë rikthimin e tij në formacion startues ku është një nga lojtarët e rëndësishëm.

Holandezi, po ashtu kishte pësuar një lëndim gjatë vitit të kaluar ku mungoi në ndeshjet e para të sezonit.

“Nuk jam më i shqetësuar për kyçin e këmbës. Tani ndihem në formë të shkëlqyer”. Në ditët e sotme njerëzit shohin një lojtar që ka shënuar 10 gola dhe e konsiderojnë si më të mirën, ndërsa një lojtar tjetër nuk shënon dhe e nënçmojnë atë”, u shpreh De Jong.

De Jong, ka bërë 29 paraqitje për Barcelonën në këtë sezon ku kishte shënuar 2 gola dhe 1 asistim në të gjitha garat./IndeksOnline/