75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / A. M.

Pamje shokuese në Beograd, momenti kur një veturë godet qëllimshëm protestuesit anti-Vuçiq

Sot në Beograd pritet të mbahet një protestë e madhe kundër pushtetit, konkretisht presidentit Aleksandër Vuçiqit.

E kjo, duket se ka nxitur bashkëpunëtorët e tij që në çdo formë të pengojnë këtë protestë.

Në disa pamje të publikuara në internet, shihet se si një veturë e godet një grua në Beograd, transmeton Indeksonline

Ndryshe, protestohet e ftuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është bërë me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë.

Ata janë duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.