75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 16 Mars 2025 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante të javës së 24-të në Superligën e Basketbollit, vëmendja në kryeqytet

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtina do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Prishtinasit kanë nëntë fitore radhazi në elitë në vitin 2025, derisa deri më tani kanë 15 fitore e tetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, në vendin e gjashtë.

Ndeshje tjetër interesante pritet edhe në ”Karagaç”, ku Peja do të jetë nikoqire e Borës.

Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 12 fitore e 11 humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e shtatë me tetë fitore e 15 humbje.

Të dy këto përballje nisin nga ora 20:00./IndeksOnline/