Napoli bën një tjetër hap fals, ndalet nga Venezia, humb mundësinë për tu bërë lider i Serie A

Napoli ka bërë një tjetër gabim në Serie A. Skuadra ku luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahamani, u ndal në udhëtim nga Venezia, shkruan IndeksOnline.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte i barabartë 0-0.
Amir Rrahmani luajti nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 77-të, pasi pësoi një lëndim dhe u detyrua të lë fushën.
Me këtë barazim Napoli ka humbur mundësinë për tu bërë lider i tabelës, pasi ka 61 pikë aq sa edhe Interi që sonte luan me Atalantan.
Në anën tjetër, Venezia renditet në vendin e 19-të, me 20 pikë./IndeksOnline/