75 Mall Live Search
21:05 / E Diele, 16 Mars 2025 / G T

Anglia e fton zëvendësuesin e Cole Palmerit për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Anglisë e ka ftuar lojtarin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White për dy ndeshjet e muajit mars.

25-vjeçari do të jetë zëvendësues i Cole Palmerit, i cili për shkak të lëndimit pritet të mungoj në këto dy takime, shkruan Indeksonline

Gibbs gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Deri tani, Gibbs ka bërë dy paraqitje me Kombëtaren A të Anglisë.

Kujtojmë që ndeshjen e parë “Tre Luanët’ e zhvillojnë ndaj Shqipërisë më 21 mars./Indeksonline/