75 Mall Live Search
23:22 / E Diele, 16 Mars 2025 / FR

Vdekja e Haxhi Thaçit, Musliu-Shoshi: Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit, Hashim Thaçit.

Musliu-Shoshi, përmes një postimit në facebook u shprehë se humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne që e njohëm si njeri të urtë e fisni.

“Lamtumirë, Baca Haxhi!

Pak ditë pasi takoi dhe përqafoi djalin e tij, mbylli sytë përgjithmonë, sikur zemra e tij priste atë moment.

Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne që e njohëm si njeri të urtë e fisnik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi!”, ka shkruar Musliu-Shoshi./IndeksOnline/