Vdekja e Haxhi Thaçit, Ramush Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi

Është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Thaçi në këtë moment të vështirë, përcjell Indeksonline.
Në mesazhin e tij, Haradinaj ka theksuar sakrificat dhe sfidat e jetës së Haxhi Thaçit, duke vënë në dukje se ndarja e tij nga jeta vjen në një kohë edhe më të rëndë për familjen, pasi Hashim Thaçi vazhdon të mbrojë luftën e UÇK-së në Hagë.
“Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi në këtë moment dhimbjeje. Zoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj.
Haxhi Thaçi ka lënë pas një histori të mbushur me sakrifica, ndërsa humbja e tij ka prekur shumë miq, bashkëluftëtarë dhe të afërm./Indeksonline/