75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 17 Mars 2025 / k.v

Përleshje me armë në Prishtinë, të dyshuarit në kërkim

Një përleshje midis dy personave në Prishtinë ka përfunduar me të shtëna armësh, ndërsa të dyshuarit ndodhen ende në arrati, transmeton IndeksOnline.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur, më 16 mars 2025, rreth orës 22:00.

Gjatë përleshjes midis dy të dyshuarve meshkuj, është përdorur një armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme me gaz.

Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarve. Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse hetimore./IndeksOnline/