75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 17 Mars 2025 / k.v

Arrestohet një person në Ferizaj për shpërndarje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy prona në Ferizaj, ku ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe ka arrestuar një të dyshuar, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit zyrtar, bastisjet janë kryer, më 16 mars 2025, pas një hetimi të nisur një ditë më parë. Gjatë operacionit janë gjetur dhe konfiskuar:

50.2 gramë substancë e dyshuar kokainë
191.7 gramë substancë e dyshuar marihuanë
Dy peshore dhe dy mulli për përpunimin e substancave
Një telefon dhe një sasi e konsiderueshme parash të gatshme

I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/