75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 17 Mars 2025 / k.v

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e trafikimit me njerëz

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, E.S. nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj, të akuzuar për veprën penale: “Trafikimi me njerëz” sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se nga gushti i vitit 2024 deri më 15 mars 2025, kanë marrë pjesë në trafikimin e njerëzve, duke organizuar dhe siguruar femra për shërbime seksuale në këmbim të parave.

Kjo veprimtari dyshohet të jetë zhvilluar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku të dyshuarit, në bashkëpunim me pronarin faktik të vilave, u kanë ofruar klientëve vajza për marrëdhënie seksuale, ndërsa paratë e përfituara i kanë mbajtur për vete.

Që nga data 15 mars, të dyshuarit ndodhen në ndalim 48-orësh me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/