Zgjerohet ekipi i prokurorëve që po punon me rastin e zjarrit në Koçan

Ekipi i akuzës që po punon për hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan është zgjeruar që nga mëngjesi i sotëm dhe aktualisht përbëhet nga:
– 2 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike, Koçan
– 2 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike, Shtip
– 5 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike, Shkup
Mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, ndër të cilët është urdhëruar kontrollimi i serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si edhe një urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar, raporton Klan Maqedonia.
Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot.