Fansat e Liam Paynet bëjnë homazhe te varri i këngëtarit

Liam Payne, këngëtari i ndjerë i grupit One Direction, është përkujtuar në varrezat britanike në Buenos Aires pesë muaj pas vdekjes së tij, raporton “Daily Mail”.
Disa nga fansat e tij organizuan një ceremoni ku vendosën një stol kushtuar këngëtarit, transmeton Indeksonline.
Ata gjithashtu gdhendën disa nga tekstet e këngës së tij në të. Thuhet se ka qenë i pranishëm edhe prifti.
“Për fansat do të thotë shumë të kesh një vend dhe një stol në emrin e Liam këtu. Këtu Liam i kaloi ditët e tij të fundit në Argjentinë, në kishën që shërbeu si streha e tij”, tha një nga fansat e tij për “Daily Mail”-in.
Kujtojmë seë Liam Payne vdiq, më 16 tetor 2024 në Buenos Aires pasi ra nga një ballkoni në katin e tretë të hotelit “CasaSur Palermo”. Sipas një raporti të Prokurorisë argjentinase, një autopsi tregoi se shkaku i vdekjes ishte politrauma me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme të shkaktuar nga rënia./Indeksonline/