Shqiptohen mbi 1300 gjoba e pezullohen shtatë patentëshoferë brenda një javw në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 10–16.03.2025, janë shqiptuar 1,356 gjoba kundërvajtëse, si edhe janë pezulluar 7 patentëshoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Po ashtu janë regjistruar gjithsej 33 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime ku kanë mbetur të lënduar 19 persona dhe 21 aksidente me dëme materiale./Indeksonline/