Casado lë grumbullimin me Kombëtaren e Spanjës, mund të humbasë sezonin

Për mesfushorin e Barcelonës, Marc Casado, duket se ka përfunduar sezoni për të.
Casado, pësoi një çarje të ligamentit të gjurit në ndeshjen ndaj Atleticos dhe si pasojë e kësaj mund të jetë jashtë fushës së blertë për rreth dy muaj.
🚨⚠️ Bad news for Barcelona as Marc Casadó has suffered a knee ligament tear.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 17, 2025
The midfielder won’t be part of Spain squad and he could be out for TWO months, @tjuanmarti reports. pic.twitter.com/nwUXaBrW37
Lojtari, ishte po ashtu në listën e De La Fuentes për çerekfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Holandës, por detyrohet të lë grumbullimin dhe pritet t’u nënshtrohet edhe disa testeve.
Gjatë këtij sezoni, Casado ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, ku bëri 36 paraqitje dhe shënoi 1 gol dhe 6 asistime./IndeksOnline/