Pamjet e para nga vendi i ngjarjes: Plagosje pranë një qendre tregtare në Prishtinë

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes kanë dalë, pasi një person është plagosur sot pranë një qendre tregtare në Prishtinë.
Sipas informacionit të dhënë, i plagosuri është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim mjekësor.
Dyshohet se sulmi ka ndodhur ndaj një furgoni që kryen bartjen e parave, por deri tani nuk ka informacione të tjera të sakta.
Indeksonline ka kontaktuar policinë për detaje shtesë lidhur me këtë rast dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
