Grabitja e armatosur në Veternik, QKUK: I plagosuri në gjendje të rëndë, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Veternik, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë.
Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë për Indeksonlinen se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe se ai tashmë po i nënshtrohet një ndëryrjeje kirurgjike. Çitaku tha se ai ka plagë një pjesën abdominale dhe se gjendet në sallën e operacionit.
“Gjendja e tij është e rëndë. Ka plagë në pjesën abdoiminale dhe se për momentin është në sallën e operacionit”, ka thënë Çitaku./Indeskonline/