Këngëtari bën postimin prekës për viktimat në Maqedoni të Veriut

Baby Lasagna i ka kushtuar një postim prekës viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut.
Këngëtari postoi një emoji me flamurin e vendit, një zemër të plagosur dhe një pëllumb (një simbol i njohur i krishterë që lidhet me paqen), transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se një zjarr shpërtheu herët dje në një klub nate në qytetin maqedonas të Koçanit, duke vrarë 59 persona dhe duke plagosur më shumë se 150.
Në momentin e zjarrit në klub ndodheshin 500 persona. Zjarri u përhap në tavanin dhe çatinë e diskotekës, e cila u dogj me shpejtësi.
Publiku në koncertin, i cili filloi në mesnatë, ishte kryesisht të moshës rinore. Ministri i Brendshëm deklaroi se klubi funksiononte në mënyrë të paligjshme dhe kishte licenca të falsifikuara. Koçani ndodhet në lindje të vendit, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup./Indeksonline/
