75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 17 Mars 2025 / AR

Plas “sherri” pas ditëlindjes, Vullneti e fshin Sarën nga Instagrami

Sara Kolami nga “Big Brother VIP Kosova” feston sot ditëlindjen e saj.

Me rastin e kësaj date të veçantë për bukuroshen nga Shqipëria, ajo organizoi një festë në Tiranë, ku nuk munguan as banorët e tjerë nga kasti i “BBVK3”

Brenda kremtës së Sarës pos tjerëve u panë edhe Rovena e Atilla – prania e këtij të fundit duket t’i ketë penguar Vullnetit, i cili brenda shtëpisë ishte shok i ngushtë i Sarës.

“Unfollow. Çka pash mas asaj ditëlindjeje”, shkroi ai duke i bashkëngjitur disa “bitmoji” me të vjella.

Më pas një reagim erdhi nga shoku i ngushtë i Sarës, Eni Bitri.

Sipas tij, Sara nuk ka qenë në dijeni që Atilla do marrë pjesë në festën e ditëlindjes së saj, por që ai ka ardhur në krah të Rovenës.

“Sa për të sqaruar diçka – Atilla ka qenë +1 i Rovenës, Sara nuk e ka ditur që ai do jetë prezent”, shkroi ai.

Ndërkohë rreth kësaj nuk ka pasur akoma reagim nga Rovena e as nga Atilla.

Një gjë e sigurt është se prania e Atillës bëri që Vullneti ta eliminonte Sarën nga lista e personave që ndjekë në mediat sociale.