75 Mall Live Search
17:23 / E Hënë, 17 Mars 2025 / FR

Haradinaj takon Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun: I rëndësishëm partneriteti BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sørensen. 

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. 

” Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka thënë Haradinaj.