75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 17 Mars 2025 / Gj. Sh

Specialja nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait, Edi Rama: Gjykatë e turpshme!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Rama shkroi se ky vendim është i turpshëm dhe i ulët.

Duke shtuar se kjo gjykatë e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në shaka.

“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkroi Rama në X.