Miss Kroacia po përgatitet për “Miss World”

Konkursi më prestigjioz i bukurisë në botë, Miss World, po kthehet në Indi për edicionin e tij të 72-të, me Telangana, një shtet në Indinë Juglindore.
Konkursi Miss World do të zgjasë për katër javë, nga 7 maji deri më 31 maj, dhe do të zhvillohet në vende të ndryshme në Telangana, transmeton Indeksonline.
Ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së festivalit, duke përfshirë edhe finalen e madhe, do të mbahen në Hyderabad.
Edicioni i 71-të i Miss World u mbajt në Nju Delhi dhe Mumbai në shtetin e Maharashtra.
Kroacia do të përfaqësohet nga Tomislava Dukiq./Indeksonline/
