Arrestohen pesë të dyshuar për vjedhje, përdorim arme dhe blerje të sendeve të vjedhura

Sektori i hetimeve në Suharekë, pas një pune, mirë të organizuar operative hetimore kanë arritur që të identifikonin dhe arrestonin pesë të dyshuar për vjedhje, perdorim arme dhe blerje të sendeve të vjedhura.
Në njoftimin për media thuhet se të dyshuarit E.B. (viti i lindjes 2007), V.Z. (viti i lindjes 2007), L.M. (viti i lindjes 2007) dhe A.Z. (viti i lindjes 2007) në bashkëveprim më 16.03.2025 dyshohet se në shtëpinë e viktimës të kenë kryer vjedhje të gjësendeve materiale dhe një arme zjarri të kalibrit 7.62 mm me të cilën armë dyshohet se të dyshuarit kanë shtënë në fushë të hapur, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë (7) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe disa prova të tjera materiale, të cilat do të përdoren në gjykatë.
Po ashtu nga hetimet janë gjetur prova dhe është identifikuar edhe i dyshuari tjetër A.M. (viti i lindjes 1993) i cili nga të dyshuarit e lartcekur kishte blerë armën dhe gjësende të vjedhura.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës’’, “Blerje e sendeve te vjedhura’’.
Me vendim të prokurorit të shtetit edhe katër të dyshuarit e lartëcekur pas intervistimit janë ndalur në mbajtje dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Vjedhje’’ dhe “Përdorim armes’’.