75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 18 Mars 2025 / Z S

Të parët në fletën e votimit, reagon Ilir Meta: Ashtu do dalim dhe në zgjedhje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale, pasi shorti i KQZ ka caktuar koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Metës, kjo aleancë do të dalë e para dhe në zgjedhje me një fitore plebishitare.

Postimi i plotë:

Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1.

Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!

Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!