75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / H F

6 javë nga vrasja makabre e Bekim Varit, familja në pritje të kufomës për ta varrosur (Video)

Janë bërë 6 javë që kur Bekim Vari u gjetë i groposur në male të Manastircit, në Ferizaj.

I dyshuar kryesor për vrasjen e 38-vjeçarit është shoku i tij, 27-vjeçari Leutrim Fejza.

Trupi i Bekimit vazhdon të jetë ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe po i kryhet obduksioni.

Nga ana tjetët, me dhimbjen më të madhe presin kufomën e djalit të tyre për të kryer procedurat e varrimit.

Burime të IndeksOnline mësojnë se familja ende është në pritje të kufomës,

Ndryshe, Bekim Vari, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar, u gjet i vdekur më 5 shkurt nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve zyrtare, Leutrim Fejza, një 27-vjeçar nga fshati Pleshinë e Ulët i Ferizajt, ndodhet tashmë në paraburgim, pasi dyshohet se ka privuar nga jeta Bekimin në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar 2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc, i pandehuri Leutrim Fejza e ka vrarë Bekim Varin në mënyrë mizore dhe më pas ka groposur trupin për të zhdukur gjurmët. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u përpjekur të fshihte krimin.

Bazuar në këto prova, ai po akuzohet për veprën penale: “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka lënë të tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin.