75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 18 Mars 2025 / S Z

Roth: Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Ai tha se Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës. Për këtë Roth, ka falënderuar Osmanin për këtë medalje. “Faleminderit për këtë njohje të përkushtimit tim modest për një Kosovë të lirë, demokratike në zemër të Evropës, e nderuara presidente Vjosa Osmani dhe i dashur ambasador Faruk Ajeti!”, shkroi ai.