Çka i tha Haxhi Thaçi në bisedën e fundit kryetarit të Skënderajt?

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, tregoi bisedën e fundit që ka pasur me babanë e Thaçit.
Sipas tij, Haxhi Thaçi shpresonte se Hashim Thaçi do të lirohej.
“Edhe pak ditë e mjekët më thanë që kysmet vij në Burojë. Po vjen pranvera me lule e natyrë të mirë, e me ymyd që po vjen edhe Hashimi”, rrëfeu Nura gjatë fjalimit në mbledhje komemorative në Skënderaj.