75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 18 Mars 2025 / L A

Ylli i Premierligës rrezikon ndalim të përjetshëm, familja e tij dyshohet se luante bastore për të

Mesfushori i West Ham United, Lucas Paqueta, ka nisur betejën më të rëndësishme të karrierës së tij.

Të hënën filloi seanca disiplinore e cila do të përcaktojë fatin e tij futbollistik ka filluar. Ky është, shkruan “Guardian”, “rasti më i lartë i korrupsionit në Angli që kur ish-portieri Bruce Grobbelaar u lirua nga akuzat për fiksimin e pesë ndeshjeve të Premier League 27 vjet më parë”.

Paqueta akuzohet se ka marrë me dashje katër kartonë të verdhë në mënyrë që familja dhe miqtë e tij të mund të fitojnë para nga bastet.

Hetuesit kanë gjetur rreth 60 baste për kartonin e verdhë të Paqueta-s në ndeshjet e viteve 2022 dhe 2023, me baste që variojnë nga 7 deri në 400 £ (8,3 deri në 475 euro), kryesisht nga vendlindja e brazilianit, që është i njëjti emër me mbiemrin e tij – Paqueta.

Disa prej basteve dyshohet se janë të lidhura me familjen e tij dhe anglezët shkruajnë se nëse dyshimet vërtetohen, ai përballet me ndalim të përjetshëm nga futbolli.

Edhe pse 27-vjeçari Paqueta është duke luajtur aktivisht për West Ham gjatë këtij procesi, ai tashmë ka pësuar dëmtime për shkak të situatës aktuale, pasi transferimi i tij prej 95 milionë euro te Manchester City dështoi verën e kaluar.

“Qytetarët” ishin gati për të përfunduar punën, por ata u tërhoqën kur FA filloi një hetim.

Paqueta më pas u tërhoq nga kombëtarja braziliane në mënyrë që të mund t’i përkushtohej plotësisht mbrojtjes në gjykatë. Deri më tani, ai ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin e FA-së, duke dorëzuar tabulatet telefonike, deklaratat bankare dhe celularin e tij.

Lojtari beson se përmes këtij gjyqi do të “pastrojë fytyrën”, ndërsa FA-ja e bën të qartë se po kërkon dënimin më të ashpër të mundshëm.