75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 18 Mars 2025 / k.v

Aksident në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, veturat bien në hendek (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Në pamjet e publikuara nga RTK, shihen dy vetura të cilat kanë përfunduar në një hendek skaj rrugës. Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet janë duke u marrë me rastin. 

Policia ka dalë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të rregulluar qarkullimin në zonë. 

Për më shumë detaje, pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës./IndeksOnline/