Është kritikuesi më i madh, por befason me fjalët për Enzo Marescan, Obi Mikel: Ka përmirësuar Chelsean për pak kohë!

Skuadra e Chelseat po kalon në një tjetër sezon të vëshitrë. Shumë kritika nga tifozët, kjo për shkak edhe të shpenzimeve marramendëse që ka bërë gjatë merkatos.
Edhe pse shumë njerëz e duan largimin e trajnerit, Enzo Maresca nga Blutë e Londrës, këtë s’e mendon legjenda, John Obi Mikel, shkruan Indeksonline
Mikel është një prej kritikuesve më të mëdhenj të Chelseat, por që me deklaratën e fundit i ka thur lavde trajnerit italian.
“Ai ka përmirësuar skuadrën, duke e parë se ku ishim sezonin e kaluar. Mendoj se mënyra se si luan tash Chelsea është ndryshe dhe mund të shihni pak identitet. Për pak kohë, ai e ka ndryshuar tashmë lojën dhe ekipin”, u shpreh Mikel
Chelsea është duke synuar që të përfundojë në top-4 gjatë këtij sezoni në Premier League, kurse në Conference League tashmë është në fazën çerekfinale./Indeksonline/