75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / MSH

“Luftimi i kontrabandës dhe veprimtarive kriminale”/ Policia jep detaje rreth aksionit në veri

IndeksOnline ka raportuar më herët se në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor.

Rastin e ka konfirmuar policia, duke njoftuar se operacioni ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, kontrabandimit me armë dhe municion.

Nga policia, për IndeksOnline deklaruan se aksioni është duke u realizuar në koordinim me institucionet kompetente dhe se në të përfshihen dy rajone, i Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë.