75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / Z S

Arrestohet një shtetas turk pas një operacioni nga Fast Kosova, ishte i dënuar për prostitucion në Turqi

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST,  ka zhvilluar sot një aksion në Prishtinë.

Aksioni i cili është zhvilluar rreth orës 14:30 minuta,  ka rezultuar me arrestimin e një personi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetasi turk Evren Sait Sensoy i lindur me 1981, i dyshuar  për veprën penale prostitucion dhe i dënuar nga shteti turk me burgim efektiv 4 vite e 9 muaj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.

Po ashtu sipas burimeve të Indeksonline, ai ishte shpallur në kërkim edhe nga ana e Interpolit./Indeksonline/