Finalja e Champions League në vitin e 2027 luhet në ”Metropolitano Stadium”?

Stadiumi i Atletico Madridit, është favorit për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2027.
Sipas Isaac Futo, ”Metropolitano Stadium” rival të vetëm do ta ketë stadiumin Olimpik me 68,000 vende të Baku, i cili ka pritur finalen e Europa League 2019 dhe katër ndeshjet e Euro 202, shkruan IndeksOnline.
UEFA do të vendosë në maj se ku do të luhet ndeshja për titullin e Champions League 2026/2027.
”Metropolitano Stadim” ka një kapaitet prej rreth 71 mijë ulseve, derisa ishte mikpritës i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2019, mes Liverpulit dhe Tottenhamit.
Kujtojmë që finalja e këtij edicioni të Champions League, do të zhvillohet në stadiumin e Bayern Munich, ”Allianz Arena”./IndeksOnline/